Donika Kadaj-Bujupi vendos vet: Në Vetëvendosje

Që nga dorëheqja e pa paralajmërueme nga Aleanca për Ardhmëninë e Kosovës, deputetja Donika Kada –Bojupi nuk u pa në skenën politike.

Por, sot ajo zyrtarisht iu bashkue Lëvizjes Vetëvendosje tue marrë pjesë në mbledhjen e 24 Këshillit të Përgjithshëm të këtij subjekti.

Asaj i ishte rezervue ulësja prane ish-liderit dhe themeluesit të Vetëvendosjes, Albin Kurti.

E prezenca e saj, nuk kaloi pa e marrë edhe nji fjalë rasti.
Tue dhanë arsyen e kalimit në Vetëvendosje, ajo nuk la pa thumbu ish partinë për të cilën dha nji kontibut mbi 10 vite.

E në mungesë të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, fjalën e morri nënkryetari Driton Çaushi, i cili zyrtarizoi ndamjen e opozitës së bashkume tue thanë se aktiviteti i tyne e ka humbë bashkërenditjen. Simbas tij, partitë e tjera opozitare nuk kanë ba nji bashkë-koordinim për veprime të ndryshme.

Kujtojmë që subjektet opozitare ishin bashkue që nga Shtatori i viti të kaluem për me i kundërshtue marrëveshjet për Asociacionin dhe Demarkacionin me Malin e ZI.

E përderisa jemi mësue me i pa bashkarishtë në protesta, duket që protesta e radhës e AAK’s me 14 Maj ka me qenë individuale.