Donika Kadaj me aktivistët e VV’s shkojnë te burgu me lirue të dyshuemin për terrorizëm (Foto)

Deputetja e “Vetëvendosjes”, Donika Kadaj-Bujupi, bashkë me Sami Kurteshin dhe dheta aktivistë, kanë zhvillue nji akcion para Qendrës Korrektuese në Lipjan, ku po mbahet njani nga 6 aktivistët e akuzuem për terrorizëm, i cili dyshohet që asht pjesë e sulmit ndaj Kuvendit, Atdhe Arifi.

Tue shfrytëzue orarin e shëtitjes së mëngjesit e të burgosunve, nga ora 09:00 e mëngjesit, ata kanë mbajt pranë rrethojave të burgut, nji afishe me mbishkrimin “Lirojini të burgosunit politik”.

Aktivistët kanë thirr në vazhdimësi emnin e Atdhe Arifit, në mënyrë që të mundë të dëgjoheshin nga vetë ai, i cili supozohej se ishte tue shëtit në oborrin e burgut.

Deputetja e “Vetëvendosjes”, Donika Kadaj – Bujupi, në fjalën e saj tha: “Të rijë të tjerë, studentë guximtarë, mendje të lira po mbahen të burgosun. Sot Atdheu, Adea, Frashëri, Petriti, Astriti e Egzoni po persekutohen persëri, por kësaj here nga regjimi vendas dhe po vazhdojnë të mbahen në burg dhe arrest shtëpiak në procese komplet të montueme politike”.

Ndërsa, Sami Kurteshi i ka cilësue burgosjet e aktivistëve si politike.

Ky akcion ka përfundue i qetë dhe pa ndërhymjen e policisë, pjesëtarë të së cilës e kanë përcjellë gjatë gjithë kohës atë.

 

2-aktivi

 

3-aktivistet

 

4-aktivistet