Donika Kadaj Qeverisë: Mos ja plotësoni dëshirën Dacic’it për Zajednicen, se kena me kalle! Deri ne dhunë

Kadaj Bujupi: Kadri Veseli mbasi u koordinue me Prokurorin, vendosi qe me 14 Dhetor me mbajt seancen per Astritin, kjo sepse, me 14 Dhetor nji pjese e madhe e jona kemi ftesa me u lajmerue ne Prokurori.

Sahere qe Edita Tahiri paralajmeron mire diçka per Kosoven, fatkeqesisht ndodhe e kunderta.

Keshtu ka thane Donika Kadaj Bujupi ne Rrokum Roll te Televizionit Rrokum, tue komentue marreveshjet e arrituna ne Bruksel, ne dialogun Kosove-Serbi. Ajo gjithashtu, ka komentue edhe kushtet e Dacic per vazhdim te Dialogut, ku potencohet me theks te vecante, formimi i Asociacionit.

Kadaj Bujupi ka thane se, dhuna ndaj opozites nga Qeveria asht perpjekje me shpalle VV’n organizate terroriste. Derisa i ka ba keto komente, ajo ka permend arrestimet dhe inskenimet qe jane ba ndaj VV’s, simbas saj.

Tue fole per rastin Dehari, Kadaj Bujupi konsideron se, faji asht kryekput mbi Qeverine, sepse qysh thote ajo, Astrit Dehari ishte arrestue dhe ishte mbajte ne paraburgim pa faj.

Kadaj Bujupi ne vazhdim thote se, deputetet, te cilet kishin nenshkrue per seancen e jashtezakonshme per rastin Dehari, i kane terheke nenshkrimet e tyne, mbasi kane dale nga zyret e Kadri Veselit.

Ajo ka komentue edhe deklaraten e Veselit se seanca per rastin Dehari ka me u mbajte me 14 Dhetor, shkruen Rrokum.TV

“Ka vendos per 14 Dhetor, sepse pikerisht ne ate date, disa prej neve deputeteve kemi ftesa per seanca gjyqesore”, tue shtue se, kjo nuk asht rastesi, po mire e koordinueme.

Kadaj Bujupi ka lshue akuza te randa ndaj kryetarit te Kuvendit, Kadri Veseli, tue thane se, ‘Demokracia ne Kuvend ka vdeke, ne momentin qe kryetar asht ba njeriu i nentokes’, theksoi ajo. /Rrokum.TV