‘Dora e hekurt’ e Erdoganit nuk po ndalet, shkarkohen 10 mijë funksionarë shtetnorë

Autoritetet turke kanë shkarkue ma shumë se 10 000 funksionare shtesë në kuadër të hetimeve të hapuna mbas përpjekjes për grusht shteti në Korrik, simbas dy dekreteve, që njoftojnë gjithashtu mbylljen e disa dheta mediave.

Gjithsej 10 131 punonjës të shtetit, kryesisht të ministrive të Edukimit, Drejtësisë dhe Shëndetësisë, janë shkarkue, simbas këtyne dekreteve të publikueme dje në mbramje në Fletoren Zyrtare, ndërkohë që shumë funksionarë të tjerë janë prekë ma parë nga ky spastrim që prej grushtit të shtetit të 15 Korrikut.