Dora e mafias shqiptare e drogës kapi edhe Francën

droge-ne-france

Në Annecy të Francës, nji rrjet i mafias shqiptare po qarkullon sasi të mëdha të heroinës me çmime të cilat po sfidojnë të gjithë konkurrencën në tregun e drogës.

Nji gram shitet për 20 euro.

Çdo pikë shitje ban 100 mijë euro në muej, çka do të thotë 1 milionë euro për të gjithë zonën.
E sjellë nga Shqipnia, droga ka mbërri deri në kufinin francez.
Komuniteti i zonës asht i shqetësuem nga ky realitet, çka përban nji kambanë alarmi për ta.

Tre ose katër përdorues kanë gjet vdekjen nga overdoza e kësaj droge vrasëse.

Televizioni Frances “TF1” i kushtoi nji reportazh situatës së krijueme në qytetin e Annecy, nga shpërndamja e drogës nga mafia shqiptare.

Në reportazhin e TV, transporti i drogës ilustrohet me anë të nji harte që tregon se droga vjen nga Dibra dhe përfundon në Annecy, në kufi me Zvicrën.

 

drogaa

 

3-drogaaa