Dorëheqja e Sejdiut, vjen reagimi i parë prej AKR’s: “Nuk e mbajmë me zor”

Largimi i Korab Sejdiut pak orë para seancës ku ka me u votue kryeparlamentari, e ka lanë AKR’n me nji deputet ma pak.

E në AKR, largimin e Sejdiut e komentojnë shkurt. Madje, sekretari organizativ i kësaj partie, Rrahim Pacolli, ka lanë të nënkuptohet se Korab Sejdiu ishte i padevotshëm për AKR’n.

“Partinë e damton nëse shkon nji deputet apo anëtar i devotshëm, e jo dikush që ka ardhë vetëm me u ba deputet”, ka thanë ai për Metron.

“Unë s’e pasna pa hala, por kush s’don me nejt na nuk e mbajmë me zor”, ka thanë tutje Pacolli.

Shperndaje në: