Dorëheqja e Xhelal Sveçlës, standard i ri në politikën kosovare

Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Xhelal Sveçla, ka dhanë dorëheqje nga posti i tij që kishte në kabinetin e Shpend Ahmetit në Komunën e Prishtinës.

Këtë e ka njoftue Komuna e Prishtinës dje përmes nji njoftimi:

“Për shkak të ngjarjes së sotme (e Ejte) tragjike në Prishtinë, me ç’rast dy fëmi kanë humbë jetën në nji gropë të mbushun me ujë, ndiej përgjegjësi morale që me ofrue dorëheqjen time”.

“Uroj që në të ardhmen shoqnia me u vetëdijësue edhe ma shumë dhe që kolektivisht me u luftue dukuritë e këqija, sepse vetë së bashku mundemi me ndërtue nji qytet ma të mirë, ma të sigurtë e për nji jetë të dinjitetshme për të gjithë!”, ka thanë Sveçla në mes tjerash.

Kjo asht cilësue nga Vetëvendosje si nji vendosje e nji standardi të ri në politikën kosovare.