Dorëheqje në LDK

Avni Ajeti, ka dhanë dorëheqje nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Ai ka thanë se këtë e banë për arsye personale, tue pushue aktivitetin politik për nji kohë të pacaktueme.

“Për arsye personale nuk kam me qenë pjesë e politikës për nji kohë, e as e Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka thanë Ajeti për Indeksonline.

Ai ka falënderue të gjithë njerëzit që ia kanë besue votën për të qenë asambleist në Kuvendin Komunal të Podujevës.

“I falënderoj sinqerisht të gjithë njerëzit që më kanë besue dhe votue që unë t’i përfaqësoj në Kuvendin Komunal të Podujevës. U jam mirënjohës përjetësisht dhe gjithmonë kanë me qenë në mendjen time”, ka thanë Ajeti për Indeksonline.

avni-ajeti