Dorëhiqet edhe Sekretari i Shëndetësisë, kjo asht arsyeja

Sekretari për Shëndetësi i Shteteve të Bashkueme të Amerikës, Tom Price ka dhanë dorëheqje nga kjo detyrë.

Kjo për shkakun se ai ka përdor aeroplanë të shtrejtë privat për biznis zyrtarë, shkruen BBC.

Ai më parë kishte kërkue falje mbasi që kishte realizue 26 fluturime që nga Maji me nji shumë të shpenzimit prej 400 mijë dollarë të taksapaguesve.

Zyrtarët shtetnorë, përfshi edhe ata që përballen me çashjte të sigurisë kombëtare, kërkohet që të marrin fluturime komerciale të punës të lidhuna me udhëtimet.

Mbas Price, janë edhe tre anëtarë të kabinetit të Trump që janë nën vëzhgim mbasi dyshohet se kanë përdor aeroplanë privat derisa kanë punue.

 

Shperndaje në: