Dorëzohet Dukanovic, ma s’do të jetë kryeministër i Malit të Zi

Kryeministri malazez Milo Đukanović ma nuk do të jetë kryeministër i Malit të Zi edhe krahas fitores në zgjedhjet parlamentare, kumtoi formacioni i tij politik, Partia demokratike e socialistëve (PDS).

Komiteti egzekutiv i PDS’s, mbas seancës me të cilën kryesoi Dukanovic, kumtoi se ka me nominue zavendësin e tij në parti, Dushko Markovic për funksionin e kryeministrit.

PDS fitoi në krejt 11 zgjedhjet nga vendosja e sistemit shumëpartiak në Mal të Zi dhe ish-Jugosllavi para 25 viteve, lajmëroi DPA.

Më 16 Tetor partia fitoi 35 nga gjithsej 81 mandate në Parlament, ku për pak i fitoi katër partitë opozitare, të cilat arritën konsensus rreth nji pike të vetme, rrximin e Dukanovi’cit, të cilin e emnuen si politikan jashtëzakonisht të korruptuem.

Gjatë natës zgjedhore, Dukanovic deklaroi se PDS ka me vazhdue me qeveristë me aleatët e tij, Partinë e vogël socialdemokrate dhe katër përfaqësuesit e pakicave etnike ose me gjithsej 42 vota në Parlament.