Dosjet e Panamasë. Qe çka thonë autoritetet panameze!

dosjaaa

Qeveria panameze asht shpreh e gatshme me bashkëpunue për rastin e të ashtuquejtunave “Letrat e Panamasë”, dokumente të publikueme në nji rrjet për 214 mijë kompani që kanë mshef paratë e tyne në të ashtuquejtunat parajsa fiskale.

Bashkëpunimi i ofruem nga autoritetet lokale ka të bajë me kerkesën për asistencë në rast se ndaj subjekteve të përfshime në listë ndërmerren akcione ligjore.

Vetë prokuroria panameze ka njoftu nisjen e hetimeve për të verifiku shkelje të mundshme, që mund të dalin në dritë nga publikimi i dokumenteve.

Dosja në tanësi përmban 11.5 milionë nëndosje sekrete, për nji total prej 2.6 terabyte – e – mail, PDF dhe “file” që mbulojnë nji periudhë nga viti 1970 deri në pranverën e 2016.

Dokumentet japin informacione mbi liderë dhe ish-liderë të shteteve ma të fuqishme të botës, si dhe yje të sportit dhe artit që kanë pastru para, kanë shmang taksat dhe kanë evitue sanksionet.