Draskovic, deklaratë ‘bombastike’ për Kosovën

Lideri i Lëvizjes për Ringjalljen serbe, Vuk Draskovic beson se Serbia duhet me pranue dhe njoftë realitetin e Kosovës.

Ai bani thirrje gjithashtu edhe për pranimin e planit të Ahtisarit në vitin 2007, si nji bazë për vazhdimin e dialogut të Brukselit.

Simbas tij, realiteti asht se pamvarësia e Kosovës sot njihet nga pjesa ma e madhe e shteteve anëtare të OKB dhe BE dhe se në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë asht vendosë se shpallja e pamvarësisë së Kosovës nuk ishte shkelje e Kartës së OKB dhe as të drejtës ndërkombëtare, as e Rezolutës 1244.

“Sovraniteti i Serbisë mbi Kosovës egziston vetëm në preambulën e kushtetutës së saj. Tue qenë skllavën të këtij realiteti, vendi po vuen humbje të madhe si në politikë e zhvillim”, ka thanë Draskovic për Blic.rs, transmeton Indeksonline.