Draskovic me këtë deklaratë për Kosovën ka shkaktue debat n’Serbi

“Kosova asht e pamvarun dhe këtë duhet me pranue”, asht deklarata e liderit të Lëvizjes së Ripërtëritjes Serbe, Vuk Draskovic, i cili sërish ka nxitë debat në opinionin publik në Serbi.

Randësia e kësaj deklarate rritet edhe ma shumë, kur dihet se partia e Draskovic’it asht futë në Parlament në zgjedhjet e fundit, në koalicion me partinë në pushtet të kryeministrit Aleksandar Vucic, e që nuk e njeh pamvarësinë e Kosovës.

Draskovic në nji intervistë për të përjavshmen “Ekspres”, i pyetun nëse pajtohet me pamvarësinë e Kosovës, ka thanë se me këtë realitet janë pajtue shumica e shteteve anëtare të BE’s dhe OKB’s, dhe se “respekton këtë realitet, të cilin, siç shprehet nuk e ka krijue ai, por vet Slobodan Milosevic.

“Kosova asht e pamvarun, Kosova asht shtet. U pëlqej kjo autistëve serbë apo jo. Nuk kam aspak faj unë në këtë çashtje, përveç fajit se nuk po arrij me mohue të vërtetën”, ka thanë Draskovic.