‘Drejtësia’, Rama: PD doli e zbulueme kundër SHBA’ve e BE’s!

Kryeministri Edi Rama reagoi përmes nji konference për media mbas refuzimit të PD’s për draftin e reformës në drejtësi të propozuem nga Ndihmëssekretarja e SHBA’ve, Victoria Nuland.

Kreu i qeverisë thekson se qendrimi i sotëm i selisë se kaltër vërteton faktin që për nji vit e gjysë nuk e ka dasht reformën në drejtësi.

“Nuk më vjen i papritun ky refuzim, sepse gjatë nji viti e gjysë, PD i ka dhanë me të gjitha mënyrat sinjalet se nuk e do reformën në drejtësi. E ka bojkotue procesin, ka hye e ka dalë në proces, tue futë e tue nxjerrë letra pa lidhje vetëm për me ngatërrue procesin, ka baltos ekspertët e nivelit të naltë, ka abuzue me opinionin e Komisionit të Venecias tue u kap mbas nji paragrafi 55 dhe pastaj mbas paragrafit 88, si i mbytuni në fije të barit.

Asht tallë me partnerin strategjik, tue u thanë se ka vetëm nji hall, ‘Edi Rama të mos kapi drejtësinë’ dhe ka kalue te vendet e rezervueme, tha ndër të tjera Rama.