Drejtorët e shkarkuem nga Haradinaj, këta janë emnat

ramush haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në mbledhjen e sotme të Qeverisë, ka marrë vendim për shkarkimin e drejtorëve në Ndërmarrjet Publike për shkak të shkeljes së Ligjit të Ndërmarrjeve Publike, të përshkrueme në Opinionin e Agjencisë Kundër Korrupcionit.

Vendimi asht marrë mbas shkresës që ka pranue Zyra e Kryeministrit nga Agjencia Kundër Korrupcionit me numër protokolli 462 të datës 22.02.2016, nëpërmjet së cilës asht rekomandue që të merren masa ndaj personave që janë emnue nëpër Borde të Ndërmarrjeve Publike, në kundërshtim me dispozitat ligjore.

 

 

Drejtorët e bordeve që janë shkarkue:

 

Naser Canolli, nga Bordi i Drejtorëve në Ndërmarrjen Publike, Aeroporti i Gjakovës, Sh. A.;

Nuri Bahtijari, nga Bordi i Drejtorëve në Ndërmarrjen Publike, Aeroporti i Gjakovës, Sh. A.;

Zenun Shala, nga Bordi i Drejtorëve në Ndërmarrjen Publike, Aeroporti i Gjakovës, Sh. A.;

Brikenda Kryeziu, nga Bordi i Drejtorëve në Ndërmarrjen Publike, Aeroporti i Gjakovës, Sh. A.;

Milos Dimic, nga Bordi i Drejtorëve në Ndërmarrjen Publike, INFRAKOS, Sh. A.;

Nexhat Dedia, nga Bordi i Drejtorëve në Ndërmarrjen Publike, INFRAKOS, Sh. A.;

Drita Konxheli, nga Bordi i Drejtorëve në Ndërmarrjen Publike, KOSTT, Sh. A.;

Musa Misini, nga Bordi i Drejtorëve në Ndërmarrjen Publike, KOSTT, Sh. A.;

Anita Cucovic, nga Bordi i Drejtorëve në Ndërmarrjen Publike, KOSTT, Sh. A.;

Bujar Hasimi, nga Bordi i Drejtorëve në Ndërmarrjen Publike, TRAINKOS, Sh. A.;.

 

Shperndaje në: