Drejtori egzekutiv i KDI: E kemi lodhe opozitën

Ismet Kryeziu, Drejtori ekzekutiv i KDI’s, përmes nji shkrimi në Facebook ka thanë “Opozitën ma shumë e kemi lodhur na, se sa dallimet e tyne mes vete”.

Ai shtoi se analistët nuk duen me ndryshue pushtetin, jo se mungon mundësia, por nga friga nga ndryshimi.

 

Shkrimi i plotë:

Opozitën më shumë e kemi lodhur ne, se dallimet e tyre mes vete.
Ne nuk dëshirojmë të ndryshojmë pushtetin, jo në mungesë të alternativës, por si pasojë e frikës sonë nga e ndryshmja.
Edhe sot vazhdon të jetë temë e debatit publik opozita. Është e pakta e asaj që ndodhë në demokraci, ku debatet përmbajtjesore dhe kritike ndodhin në adresë të pushtetit, politikave dhe vendimeve që e ndikojnë jetën e qytetarëve në përditshmëri.
Ne krijuam debate, tryeza, shkrime e opinione për opozitën, problemet e sajë dhe të drejtën e sajë për kauzat e ngritura. E gjykuam, e kritikuam, dhe e sulmuam për veprimet e saja, për politikat, programet, për listën e përbashkët zgjedhore, emrat e njerëzve në lista etj etj,
E bam dhe vazhdojmë ta mbajmë në temë debati opozitën, thuaje se sot është duke ardhur në pushtet, sillemi si të jemi në fushatë zgjedhore dhe thuajse tani është apriori fituesja e zgjedhjeve. Ja vlerësojmë e atakojmë madje dhe çdo fjalë, me llupë.
Më së paku u morëm, apo nuk deshëm të ushtrojmë të drejtën tonë, për të kërkuar përgjegjësi dhe llogaridhënie nga pushteti, për vendimet dhe politikat që merr qeveria, pushteti dhe kryeministri në emrin tonë.
Ne i frikësohemi ndryshimit dhe shpesh herë në nënvetëdije e pranojmë aktualitetin politik e qeverisës duke gjetur arsye prej më të ndryshmeve, por këtë e bëjmë të nxitur nga frika e jonë për të ardhmen dhe të panjohurën që mundë të bjerë ndryshimi i pushteteve dhe figurave politike.
Ne ende se tejkalojmë lehtë ndryshimin e pushteteve edhe pse mendojmë se jemi njerëz të hapur e me mentalitet demokratik.