Drejtori i CIA’s kallxon kush e bani sulmin në Stamboll

John Brennan

Drejtori i CIA’s, John Brennan ka thanë se sulmi vetëvrasës n’Aeroportin Ataturk të Stambollit mban “vulën” e grupit militant Shteti Islamik.

Asnji grup nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për sulmin, i cili ka vra 42 veta dhe ka plagos 239 të tjerë.

“Shpërthimet e neveritshme n’Aeroportin Ndërkombëtar të Stambollit, të cilat kanë vra dheta njerëz dhe kanë plagos shumë të tjerë, mbajnë sigurisht vulën e degjenerimit të Shtetit Islamik”, tha Brennan.

Tre sulmues vetëvrasës kanë hedh veten n’erë n’aeroportin Ataturk të Martën mbrama.

Edhe autoritetet turke kanë fajësue militantët e Shtetit Islamik.