Drejtori i CIA’s – Trump’it: Kujdes nga Rusia!

John Brennan

Drejtori i CIA’s ka paralajmërue presidentin e zgjedhun amerikan Donald Trump, që dhania fund e marrëveshjes bërthamore të Iranit kishte me qenë “katastrofike” dhe “kulmi i marres”.

Në nji intervistë për BBC, John Brennan gjithashtu këshilloi presidentin e ri me qenë i kujdesshëm ndaj premtimeve të Rusisë, tue fajësue Moskën për shumë nga vuejtjet në Siri.

Në fushatën e tij, Trump ka kërcënue se ka me tërheqë marrëveshjen me Iranin dhe gjithashtu la me u kuptue se ka me punue ma ngushtë me Rusinë. Brennan ka me u largue në Kallnor mbas katër vjetesh në krye të CIA’s.

Në intervistën e parë të nji drejtori të CIA’s për mediat britanike, John Brennan foli për nji numër fushash ku tha se administrata e re e ka të nevojshme për me veprue me “matuni dhe disiplinë” – tue përfshi gjuhën e përdorun në lidhje me terrorizmin, marrëdhaniet me Rusinë si dhe Marrëveshjen me Iranin, transmeton KosovaPress.