Drejtori i KE’s takon perfaqësuesit e bllokut opozitar AAK dhe Nisma!

Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjanim të Komisionit Europian, Christian Danielsson, ka me takue sot gjatë ditës përfaqësuesit e bllokut opozitar AAK dhe Nisma.

Kështu asht ba e ditun përmes nji njoftimi, në të cilën thuhet se gjatë këtij takimi do të ketë vetëm pamje për media.

Danielsson asht takue gjatë ditës së djeshme edhe me kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa, me të cilin kanë bisedue për çashtjet të cilat janë në interes të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Europian.

Danielsson dhe Mustafa gjithashtu kanë bisedue edhe për çashtjen e liberalizmit të vizave, si dhe sundimin e ligjit, me theks të veçantë luftimin e krimit të organizuem dhe korrupcionit.