Drejtori i Policisë del sot para Gjykatës në Nish!

Drejtori i Policisë së Mitrovicës Nehat Thaçi, i arrestuem mbramë mbas mesnatës në Serbi, pritet që sot me dalë para gjykatës në Nish, bajnë me dije burime të Express mbrenda Policisë së Kosovës.

“Ka shpresa të mëdha se do të lirohet drejtori i Policisë Rajonale në Mitrovicë. Po pritet sot vendimi i gjykatës”, ka thanë ky burim.

Drejtori i Policisë së Kosovës në Mitrovicë u arrestue mbramë rreth orës 20:00, në vendkalimin administrativ në Konçul, kur dha dokumentacionin për hymje në territorin serb.