Drejtori i Policisë raporton për sigurinë në vend

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni ka me raportue sot para Komisionit për Punë të Mbrendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Maxhuni pritet me raportue rreth situatës së sigurisë në Kosovë, me theks të veçantë rreth sulmit të së Premtes ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.

Komisioni parlamentar për Punë të Mbrendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka kërkue informacion zyrtar për sulmin e fundit ndaj legjislativit nga Policia e Kosovës.