Drejtori i PTK i reagon Shpend Ahmetit

Drejtori i PTK, Agron Mustafa, i asht përgjigjë kryetetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, se PTK nuk asht në prag falimentimi dhe asht larg tij.

Ky reagim i Mustafës vjen mbas nji shkrimi të kryetarit Ahmeti, që ndërrmarrjet publike si PTK asht para falimentimit, ndërsa ndërrmarrjet publike të kryeqytetit po “ecin” shumë mirë me vende pune dhe zhvillim ekonomik.

Postimi i plotë i tij:

“Patriotizmi im mbaron aty ku përfundojnë kufijtë e Tiranës, sepse jam i zgjedhur nga tiranasit të zhvilloj kryeqytetin” – një fjali kuptimplote dhe shumë dmth’nse që se harrova asnjëherë, e thënë nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj gjatë një takimi vitin e kaluar që kisha në zyrën e tij.

A sdo të duhej të ishtë edhe ky mandati i secilit kryetar komune në Republikën tonë, përfshirë edhe Shpend Ahmetin si kryetar i qytetit tim, kryeqytetit të vendit tim, Prishtinës! Pa dashtë me hy në debatet politike, por e kam obligim të i njoftoj të gjithë duke përfshirë Kryetarin e Prishtinës, që Telekomi i Kosovës nuk është në prag të falimentimit dhe është larg tij.

Pavarësisht luhatjeve dhe rënies globale të industrisë, si rrjedhojë e ndryshimeve teknologjike, Telekomi ka stabilitet sot. Nuk po du me besu që Shpendi me qëllim të tentim zhvendosjes së vëmendjes nga skandalet që po i dalin në publik, të merret prapë me Telekomin e Kosovës!!! Shpend, ‘le’ e rritë n’kryeqytet jam, në njërën prej lagjeve të vjetra. Je i pesti kryetar i kryeqytetit që nga 1999, nëse s’gabohem dhe normalisht që i mbaj n’mend secilin.

Disa prej tyre, shumë të lehtë e kam ti identifikoj edhe me ndonje punë që kanë lanë mrapa. Kanë nga një projekt që kryeqytetin e identifikon me atë kryetar. Se di per cfarë do të mbaj n’mend ty?!…ndoshta perveq takimeve tona të shpeshta ‘kafeve’ të Prishtinës në orët e vona!