Drejtoria Kundër Terrorizmit pranon pajisje në vlerë prej 45 mijë dollarë

Drejtoria Kundër Terrorizmit ka pranue dje nji donacion me vlerë prej 45 mijë dollarësh. Ky donacion përfshin pajisje teknike të teknologjisë së fundit dhe të sofistikueme nga Programi Ndërkombëtar i Asistencës për Trajnime në Hetimet Penale (ICITAP) dhe Byroja Ndërkombëtare kundër Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL), Depratamenti i Shtetit të SHBA.

Komunikata e plotë:

Drejtoria Kundër Terrorizmit, në kuadër të objektivave për ngritje dhe fuqizim të kapaciteteve në parandalimin dhe luftimin e terrorizmit me datën 31.10.2016 ka pranuar një donacion të rëndësisë së veçantë në vlerë prej rreth 45 mijë dollarë në pajisje teknike të teknologjisë së fundit dhe të sofistikuara nga Programi Ndërkombëtar i Asistencës për Trajnime në Hetimet Penale (ICITAP) dhe Byroja Ndërkombëtare kundër Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL), Depratamenti i Shtetit të SHBA.

Këto pajisje do të ndihmojnë zyrtarët e Drejtorisë Kundër Terrorizmit në kryerjen e detyrave dhe arritjen e objektivave në fushën e parandalimit dhe luftimit të terrorizmit si dhe hetimit sa më efikas të rasteve të terrorizmit.

Policia e Kosovës, Drejtoria Kundër Terrorizmit, falënderon edhe një herë ICITAP dhe institucionet e shtetit të SHBA-ve për përkrahjen që ofrojnë në vazhdimësi për Policinë e Kosovës, për Drejtorinë Kundër Terrorizmit, si në ofrimin e trajnimeve të specializuara, ashtu edhe ndihmën në pajisje të teknologjisë së fundit.