Drejtuesit e Gjykatës Speciale zbarkojnë në Prishtinë, çka kerkojnë nga institucionet!

Ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha, priti në takim informues Udhëheqësen e Zyrës Administrative të Dhomave të Specializueme, Fidelma Donlon, e shoqnueme nga udhëheqësi për Mbrojtje Juridike, David Hein, njofton zyra e saj për informim.

Në takim, simbas njoftimit, udhëheqësja e Zyrës Administrative të Dhomave të Specializueme, Donlon, informoi Ministren Hoxha rreth procesit të krijimit të Zyrës Administrative, funksionimit, gjetjes së mënyrave ma të mira të bashkëpunimit me institucionet e Kosovës.

Po ashtu, Donlon shprehu nevojën për bashkërendim dhe komunikim në mes Zyrës Administrative dhe Ministrisë së Drejtësisë për çashtjet administartive, për me sigurue transparencë, drejtësi dhe paanshmëri gjatë procesit, thekson njoftimi i MD’s.

“Ministrja Hoxha, shprehu zotimin e Ministrisë së Drejtësisë për bashkëpunim, komunikim dhe koordinimin me Zyrën Administrative për me sigurue që i tanë procesi ka me qenë transparent dhe i paanshëm”, përfundon komunikata.