Drenas: Ky asht numri i votuesve deri n’orën 17:00

Dega e Partisë Demokratike në Komunën e Drenasit ka njoftue se asht tue vazhdue votimi dhe nuk asht raportue asnji incident deri tash.

Në 28 qendra të votimit sa ka Komuna e Drenasit, simbas të dhanave që ka Shtabi Zgjedhor i Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Drenas deri në orën 17:00, kanë votue 33.04 për qind, apo 17 mijë e 474 votues.