Drenas: Protesta dhe pakënaqësi me proprozimin e PDK’s për kryetar komune

Propozimi që ka sjellë kryesia e degës së Partisë Demokratike të Kosovës, për kryetar Drenasit ka ngjallë pakënaqësi të mëdha në degën e PDK’s në këtë qytet.

Lajmi.net mëson se kryetari i PDK’s, Kadri Veseli momentalisht gjendet në këtë qytet ku si propozim të kryesisë për kandidat për kryetar të Drenasit ka dërgue emnin e Ramiz LLadrovcit, i cili aktualisht asht ambasador i Kosovës në Shqipni, transmeton lajmi.net.

Ky propozim nuk asht mirëpritë mirë nga nji pjesë e anëtarësisë se degës së PDK’s dhe disa qytetarë të cilët po protestojnë kundër këtij propozimi.

Kundër kandidimit të Lladrovcit për kryetar të Drenasit asht shprehë edhe Naim Bazaj, i cili asht kryesues i Kuvendit Komunal në këtë komunë.