Drenori – Veselit: Lsho udhë dhe pranoje se i ke humbë zgjedhjet

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Xhavit Drenori, i ka ba thirrje kreyetarit të PDK’s, Kadri Veselit, që me lshue udhë për mandatimin e qeverisë së re të vendit, tue i mundësue kështu Albin Kurtit krijimin e qeverisë.

Drenori këto komente i ka ba tue pasë për bazë numrat e deputetëve që partitë që kanë fitue, edhe pse numri zyrtar i deputetëve të fituem nga çdo parti/koalicion ende nuk asht ba publik nga KQZ’ja.

Lexoni postimin e plotë të tij:

Kadri lësho udhë!

Lajmet që po lexojmë se PDK-ja ka fituar 20 mandate në Parlamentin e Republikës së Kosovës, përderisa në legjislaturen e kaluar mbante plot 36 sosh, është treguesi më i mirë që je humbësi më i madh i zgjedhjeve të 11 Qershorit.

Informacionet se Albin Kurti është kandidati larg më i votuar se Ti, sado që të dy mbanit numrin 1 në lista zgjedhore, madje distanca ndërmjet Jush është jashtzakonisht e madhe, 188000 për Albinin kundrejt rreth 60000 votave për Ty, është tregues tjetër që duhet të lëshosh rrugë.

Rezultatet e 4 Dhjetorit 2016 në Drenas ishin në fakt një sinjal i qartë se duhej intervenim imediat në parti (PDK) për t’a pastruar nga njerëz të krimit e korrupsionit. Ti nuk e lexove drejt këtë sinjal.

Informacionet se nuk do askush të bashkpunoj me Ty për krijimin e një koalicioni për të ndërtuar institucionet, për shkak se në të kaluaren asnjë bashkpunim nuk e kishit dërguar deri në fund, është tregues tjetër që duhet të lirosh rrugë.

Në fakt nuk do këtë alternativë tjetër.

Bëhu burrë dhe largohu me gjithë mandatet e fituara (tmerrësisht të tkurrura) në opozitë.

Liroj rrugë hetimit të organizatës që e udhehoqe me dekada (SHIK-un) dhe kurrë qytetarët nuk u informuan për punën e saj.

Liroj rrugë çkapjes së institucioneve publike, gjyqësorit, bordeve publike, universiteteve etj.

Shko dhe reformoe partinë se “era” e krimit dhe korrupsionit po i vije gjithandej.

Këto çështje janë imperativi i kohës (po i referohem edhe raporteve kredibile ndërkombëtare).

Kadri dy rrugë ke para vetës:

të lirosh rrugë duke e pranuar që i humbe zgjedhjet dhe në një farë forme e bën me pak burrëri duke ju dëshmuar qytetarëve se forcimi dhe konsolidimi i demokracisë në Kosovë qendron mbi apetitin për ta mbajtur me çdo kusht pushtetin që tashme u dëshmua që me shokët e Tu e keqpërdorët skajshmërisht, dhe/ose

të na dërgosh edhe njëherë në zgjedhje dhe të tkurrësh edhe më shumë dhe të detyrohesh kokë ulur të ikësh përfundimisht ndoshta edhe nga skena politike (ama mos të keqkuotohemi, nëse me shkon veq pak zëri, të zezat që shokët e Tu të afërt nga ish SHIK-u i’a shkaktuan Drenasit dhe Kosovës e të cilat shumë nga to i kam të faktuara, nuk do shpëtojnë pa ndeshkim nga organet gjegjëse të drejtësisë).

Pra, Kadri shko!, sepse kështu deshi sovrani.

Nësë shkon tani, ndoshta edhe mund të kthehesh.

Nësë e bën të kundërtën vështirë që do të kthehesh.

Xhavit Drenori,
Dikur përkrahës dhe votues i PDK-së, parti të cilën në vitet e fundit me gjithë potencialin u mondova ta shpëtoj nga kjo gjendje që e sollet.