Dridhet Rusia, NATO me bazë në Shqipni

Ka disa ditë që zana zyrtarë dhe jozyrtarë flasin për nji shqetësim të Rusisë lidhun me aktivitetet ushtarake që po ndodhin së fundi në Shqipni.

Aq e vërtetë asht kjo, sa që u desht që lajmi të përfundonte në agjencinë ruse Sputnik, që kanalet zyrtare të mund të mos e mohonin nji gja të tillë, shkruen Mapo.

14484949_1116968245053181_7337635038870116335_n

Përfaqësuesit e Rusisë në OSBE kanë monitorue nga afër manovrat ushtarake të Shqipnisë me aleatët e saj të NATO’s në Bizë.

Tue shoqnue Sekretarin Britanik të Mbrojtjes, Michael Fallon, në stërvitjen e përbashkët “Joint Effort 16”, që po zhvillohet në Shqipni, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, njoftoi planin që ka Shqipnia, që mund të ndryshojë përfundimisht zonën e Bizës në Martanesh.

14494612_1116968295053176_6653570215903294241_n