‘Dridhet’ Zaevi, shqiptarët e kanë gati planin “B”

Në kohën kur partitë maqedonase, gjegjësisht Kyeministri i ri Zoran Zaev, po shprehin hamendje dhe rezerva për platformën shqiptare, gjithnji e ma tepër po dalin në pah alternativa të tjera për zgjidhjen e çashtjes shqiptare në Maqedoni.

Jo rrallë herë nga protagonistë të forcave politike por edhe analistë politikë ndigjohet plani B, ose ideja e federalizimit apo ridefinimit të Maqedonisë, njofton agjencia e lajmeve INA.

Ma i zashmi në këtë drejtim asht lideri i LR-PDSH-së, Ziadin Sela, i cili ka deklarue se, nëse maqedonasit nuk e pranojnë gjuhën shqipe, shqiptarët kanë me krijue Parlamentin e tyne në Maqedoni.

“Na kemi m’u largue nga ai parlament dhe do ta bajmë parlamentin e shqiptarëve e me pas vet ka me zyrtarizue gjuhën shqipe aty ku janë shqiptarët.

Mjaft u mashtruemm për 25 vjet me radhë, tashma ka ardh momenti që mbrenda 100 ditëve të zgjidhet çashtja e gjuhës shqipe. Nëse nuk arrihet kjo, do të nisim me ndërtue institucionet tona, me ndërtue shtetin paralel, sepse ma nuk kemi kohë për me pritë”, asht shpreh Ziadin Sela.