Dridhjet e tokës n’Ohër s’kanë të ndalun

Katër tërmete të reja prej të cilëve ma i fuqishme me intensitet prej 3,8 ballësh simbas Rihterit janë regjistrue në rajonin epiqendëror të Ohrit.

Sot në mëngjes n’orën 04:29 minuta asht ndje tërmeti ma i fuqishëm nga katër tërmete  në thellësi prej 1 kilometër.

Në 01:02  asht regjistrue tërmet me magnitudë  prej 3 ballësh të cilit i paraprinë dy tronditje në 23:37 me intensitet prej 3,2 ballësh dhe 23:16 nji tërmet prej 3,1 ballësh.

Prej 18 Qershorit deri sot në rajonin e Ohrit janë regjistrue mbi 1.000 tërmete.

Ma i fuqishmi ishte n’orën 13:18 minuta me magnitudë prej 5 ballëve simbas Shkallës së Rihterit, shkaktoi shqetësim te banorët dhe turistët, ndërsa janë paraqit edhe dame ma të vogla materiale.