Droni ‘i paautorizuem’ holandez fluturon mbi Qeverinë e Kosovës

Policia e Kosovës ka ba me dije se gjatë ditës së djeshme, në rrugën UÇK, rreth 09:00, ishte ngrit nji dron i paautorizuem mbi objektin e Qeverisë.

Ndërkohë, simbas policisë, bahet e ditun se kanë qenë dy shtetas holandez të dyshuem të cilët kanë ngrit dronin.

Lidhun me rastin asht njoftue Agjencia e Aviacionit Civil dhe me urdhën të prokurorit, dy shtetasit holandez janë arrestue.