Dugolli: Policia maqedonase sillej si në filma kur me arrestoi

Shefi i protokollit në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gafurr Dugolli, n’emisionin “Info – Box” të RTV Dukagjinit, ka rrëfye për burgosjen që i ka ba shteti i Maqedonisë para dhetë ditëve, saktësisht më 11 Mars.

Dugolli ka theksu se në periudhën e mbasluftës, ai disa herë ka shkue në Shkup dhe nuk ka pasë ndonji problem, tue shtue se sjellja e prokurorisë ka qenë diskriminuese ndaj tij.

“Kam prit mbi nji orë në kufi, derisa ka ardh njisia tjetër që më ka arrestu. Njisia policore që më ka arrestu ka ba sjellje sikurse të ishte nepër filma. E konsideroj si të tepërt lidhjen dhe futjen në nji kafaz të hekurt. Asnji dokument nuk ma kanë ofru kur më arrestuen.

Në gjykatë e mora vesh që në bazë të urdhën-arrestit prej Serbisë.

Prokuroria ka vepru tanësisht mbi paragjykime, derisa avokati im i shqetësuem u tregonte se po i shkelin të drejtat e njeriut”, ka theksue ai.

Dugolli i ka falënderu të gjithë ata që kanë ba presion që ky të lirohet, tue fillu prej kreut të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti si dhe të gjitha partitë opozitare shqiptare në Maqedoni.

“Unë në burg i kam takue edhe tre pjesëtarë të Grupit të Kumanovës. Nuk kam mund t’ju jap dorën, por jemi pa, përshëndet dhe kemi bisedue”, ka shtue ai.