Dugolli: Shqipnia ka drejtë me u interesue për Kosovën!

Historiani Bujar Dugolli ka folë për vizitën e kryeministrit të Shqipnisë, Edi Rama, në Serbi dhe për deklarimet e tij për Kosovën.

Në këtë intervistë për gazetën “Epoka e re”, Dugolli e ka çmue naltë vizitën e kryeministrit shqiptar në Serbi dhe kerkesën e tij për njohjen e shtetit të Kosovës.

Ai ka thanë se përderisa Serbia vazhdon ta ketë këtë lloj qasje ndaj Kosovës dhe të ardhmes së saj, asht e pamundun me i ikë debatit për Kosovën.