Duhet cilësi n’arsim, e jo veç në objektet shkollore

Problemet energjetike, numri i madh i të diplomumve, niveli i ulët i Arsimit, zhvillimi ekonomik, janë vetëm disa nga problemet që iu numruen Qeverisë analistët e profesorët ekonomik.

Muhamet Sadiku, profesor i Ekonomisë gjathshtu përmendi edhe disa nga dështimet e Qeverisë.

Simbas profesorit, Kosovës i duhet që zavendës Kryeministri me qenë ekonomist.

Por që këtë e kundershtoi Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ahmeti mori shembull papunësinë, për me ilustrue shkakun e numrit të madh të diplomumeve.

Ma tutje kryetari I Prishtinës akuzoi Qeverinë se po pengon zhvillimin e komunës që ai drejton.

E njani nga biznismenët e pranishëm solli shembull konkret, për të diplomuemit e paaftë.

Kjo asht konferenca e parë e natyrës ekonomike e organizueme këtë vit nga Aleanca për Ardhmninë e Kosovës.