Djuric në Graçanicë, kjo asht zemra e Serbisë

djuric

Drejtori i të ashtuquejtunës Zyra Serbe për Kosovën, Marko Djuric ka thanë se serbët kanë me vazhdue me luftue për Kosovën.

Ai Graçanicën e ka quejt zemra e Serbisë, njofton Klan Kosova.

Përpos kësaj, Djuric ka deklarue  se mbas festës së Vidovdanit, Qeveria e Serbisë ka me i tregue Listës Serbe se si me veprue lidhun me situatën politike në Kosovë.