Dy autobus përplasen me cisternën, 73 të vdekun

Dy autobusë me pasagjerë u përplasen me nji cisternë karburanti në nji autostradë në Afghanistan, tue lane të vdekun 73 persona.

Zyrtarët shëndetësorë bajnë të ditun se ma shumë se 50 persona të tjerë janë plagos, të cilët janë dërgue në spital, në provincën Ghazni të Afghanistan’it.

Në këtë magjistrale, aksidentet janë të shpeshta për shkak të rrugëve të dobta. Simbas zyrtarëve, shoferët nuk respektojnë asnjiherë rregullat e trafikut, tue vozite me shpejtësi të madhe, shkruen CNN.

Thuhet se shumica e të vdekunve ishin djeg plotësisht, ndërsa banorët lokalë u kanë ndihmue zjarrfikësve për me i tërheq të mbijetuemit nga rrënojat.

Në kohën e shpërthimit, në autobusë ishin 125 persona.