Dy emnat që munden me zavendësue Çollakun

Bekim Çollaku sot ka dhanë dorëheqje nga pozita e ministrit të Integrimeve Europiane. Çollaku asht bashkue sërish me Hashim Thaçin, si shef i kabinetit në Presidencë.

Mbas largimit të Çollakut kanë fillue të qarkullojnë dy emna si zavendësues të tij.

Lajmi.net merr vesh se emni i Gani Kocit sërish ka hy në kombinim për me marrë pozitë ministrore, mbas dështimit që të bahej ministër i Drejtësisë.

Kurse, nji emnën tjetër që asht lakue asht edhe ai i Gëzim Kasapollit, aktualisht pjesë e stafit të këshilltarëve në zyrën e kryeparlamentarit.