Dy fëmi kanë humbë jetën tragjikisht në Prishtinë

Në lagjen Kolovica të Prishtinës kanë humbë jetën dy fëmi, mbasi kanë ra në nji gropë, e cila asht hapë nga dikush për punime.

Lajmin për lajmi.net e ka konfirmue Flora Ahmeti nga zyra për media në Policinë e Kosovës.

“Rreth orës 14:00 kemi marrë nji informatë se nji fëmi ka ra në nji gropë. Sa kanë dalë në vendin e ngjarjes asht ba e ditun se bahet fjalë për dy veta”, ka thanë Ahmeti.

Simbas saj, nga gropa janë nxjerrë dy trupa të pajetë, nji djalë i moshës 11 vjeçare dhe nji femën 13 vjeçare.

Ajo nuk ka mundë me konifrmue se kush e ka hapë gropën dhe e ka lanë të pasigurueme.