Dy fëmi therren me thikë në Prishtinë

Dy fëmi të moshës së mitun janë therrë më thika në në mes vete në mesditën e sotme, në afërsi të Parkut të Prishtinës.

Sot rreth orës 13:00, policia ka marrë informacionin se në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë, ka ndodhë nji përleshje fizike mes disa personave.

Menjiherë mbas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore për egzaminim të vendngjarjes.

“Me të dalë në vendin e ngjarjes, policia ka konstatue se ka të baj me nji rast lëndim trupor ku viktimat: A.R, mashkull, 15 vjeç dhe V.D, mashkull, 14 vjeç, kanë marrë plagë nga arma e ftoft (thikë) dhe të njajtit menjiherë janë dërgue në QKUK për trajtim mjekësor”, ka njoftue Policia e Kosovës.