Dy herojtë e Koshares dalin në pulla postare

cuni, ramadani, cekaj

Me rastin e 17-vjetorit të Betejës së Koshares, Posta e Kosovës ka vënë sot në qarkullim dy pulla postare me imazhet e herojve Agim Ramadani dhe Sali Çekaj.

Beteja e Koshares asht nji prej betejave ma të lavdishme të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Agim Ramadani dhe Sali Çekaj janë dy prej figurave ma të shqueme të UÇK’s.

Vepra dhe sakrifica e tyne për lirinë dhe pamvarësinë e Kosovës janë pjesë e ndritun e historisë së popullit tonë me të cilën krenohemi të gjithë.

Për kontributin e jashtëzakonshëm për lirinë dhe pamvarësinë e Kosovës, luftarët e lirisë Agim Ramadani dhe Sali Çekaj janë nderue me urdhnin “Hero i Kosovës”.

Emetimi i pullave postare me portretet e dy deshmorëve asht nji nder i veçantë për Postën e Kosovës.

Ato do ta rrisin edhe ma shumë vlerën e Filatelisë së Postës së Kosovës.

 

cekaj

 

 

2-ramadani