Dy këshiilltarë të ri në Kabinetin e Kryeministrit Mustafa

Kabinetit të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, i janë bashkue dy këshilltarë të ri.

Zyra e Kryeministrit ka njoftue se Mybera Mustafa asht emnue në postin e këshilltares politike për çashtje të shëndetësisë si dhe Kastriot Halili, ka me qenë këshilltar politik për integrime europiane dhe çashtje të sigurisë.

Mybera Mustafa asht aktiviste e njohun politike, e cila ka doktorue në menaxhimin e sektorit të shëndetësisë.

Kastriot Halili asht njohës i proceseve integruese europiane dhe ka punue në Ministrinë e Integrimit Europian, si dhe ka krye studimet europiane në universitete të njohuna ndërkombëtare.