Dy kosovarë arrestohen në Serbi, ishin tue bartë drogë. Kqyreni momentin e arrestimit!

Pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Mbrendshme e Serbisë, kanë arreste dy kosovarë, derisa ishin tue bartë nji sasi marihuane që kishin mshefë në rrotat e kerrit.

Indeksonline mëson se njani nga të arrestuemit asht me vendbanim në Podujevë I.Ç (1970) dhe U.U. (1978).
Të dyshuemit janë arrestue të Premten gjatë transferimit të drogës në autostradën Beograd–Nish, dhe policia gjatë bastisjes së automjetit të përdorun nga I.Ç., në rrotat e kerrit kanë gjetë katër pako marihuanë që peshonin 4.2 kilogramë.

Të dyshuemit janë mbajtë në paraburgim për 48 orë dhe janë dërgue në Prokurorinë Publike në Beograd njofton Kurir.