Dy kosovarë në mesin e 15 ma të mirëve nga tanë bota

Akademisë Ushatarake në West Point të Shteteve të Bashkueme, nga sot ka me iu bashkue dy kadetë nga Kosova, e ata janë Arilena Shala dhe Ylli Dalladaku.

Shala dhe Ylli u shpallën ndër 15 ma të mirët e 95 garuesve nga 29 shtete të ndryshme të botës për me krye studime 4-vjeçare në këtë akademi.

Prandaj sot, Ministria për Forcën e Sigurisë organizoi ceremoninë e dorëzimit të çertifikatave të pranimit në Akademinë Ushtarake West Point.

Ministri Haki Demolli e quejti lajm të mirë për Republikën.
E i pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe ambasadori Greg Delawie, i cili tha se kjo asht nji arritje e jashtëzakonshme për këta kandidatë.

Me u pranue në West Point asht nji privilegj i madh, sidomos kur në këtë garë të ngushtë janë pranue vetëm 15 kadetë nga 95 kandidatët që garuen nga 29 shtete.

Shtetet e Bashkueme janë krenare që mbështesin Kosovën, por edhe për kandidatët që kanë arritë me qenë pjesë e Akademisë, tha Delawie.
Krenar që janë në mesin e dy kadetëve Arelena Shala dhe Yll Dalladaku, u shprehë edhe komandanti i FSK, Rrahman Rama.

Mësimi për kadetët financohet plotësisht nga ushtria në këmbim të nji detyrimi aktiv të shërbimit mbas diplomimit.