Dy kosovarë të vdekun nga rrximi i aeroplanit në Shkup

Avioni që sot mbasdite u zhduk nga radari i aeroportit të Shkupit asht gjetë dy kilometra mbi fshatin Kozle, Katlanovë.

Policia nuk lëshon asnji të afrohet në vendin e rrximit, ku nga distanca shihet zjarri.

Pranë vendit të aksidentit asht gjetë nji trup i djegun, simbas burimeve jozyrtare të policisë.

Drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Mitko Cavkov tha se mbeturinat e avionit janë gjetë 2 km nga fshati Kozle dhe se policia ka sigurue tashma vendin e ngjarjes.

Ai gjithashtu njoftoi se nga rrximi i avionit kanë humbë jetën 4 shtetas të Italisë dhe dy shtetas të Kosovës.

Simbas RTV 21, nga autoritetet thuhet se destinacioni i fundit i tyne ka qenë Prishtina.

2-126