Dy luftanije amerikane dislokohen në brigjet e Katarit

Dy luftanije amerikane janë dislokue në portin e Dohas për me marrë pjesë në manovrën ushtarake të përbashkët me forcat detare të Katarit.

Kanali televiziv Al jazeera i Katarit njofton se “Al-Adid” asht baza ma e madhe ushtarake e Amerikës me 10 mijë trupa ushtarake në Gjinin Persik dhe në Lindjen e Mesme që ndodhet në Katar dhe Washingtoni shfrytëzon këtë bazë ushtarake për kryemjen e operacioneve ajrore të tij në rajonin e Lindjes së Mesme.

Josef Al-Otaiba, ambasadori i EBA në Washington, të Mërkurën ka kërkue nga Washingtoni që ka me shfrytëzue bazën ushtarake “Al-Adid” në Katar për me ushtrue presion mbi autoritetet e Katarit që ndryshojnë qëndrimet e tyne.

Simbas Departamentit Amerikan të Shtetit, bllokada kundër Katarit e vendosun nga vendet arabe të Gjinit Persik nuk bahet shkak për ndërpremjen e operacioneve në bazën ushtarake Al-Adid.