Dy opcione për Demarkacionin

Ngrimja e posteve shtetnore nga ana e përfaqësuesve të Listës Serbe ka krijue nji situate të re edhe sa i përket çashtjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

Kjo, mbasi Qeveria e Kosovës, e cila për këtë marrëveshje nuk e ka përkrahjen e opozitës dhe disa deputetëve të pamvarun, nuk mundet me shpresue ma as në votat e partnerit në koalicion, Listës Serbe për ta miratue mbrenda nji periudhe t’afërt kohore.

Në nji situatë të tillë zgjidhja ma e mirë po vlerësohet me qenë rinegocimi i tanësishëm i marrëveshjes.

Nji vlerësim të tillë e jep profesori i gjeografisë dhe deputeti i LDK’s, Shpetim Bullqi.

Ai për lajmi.net ka thanë se kjo zgjidhje asht ma e mira për faktin se edhe Mali i Zi ka shprehë gadishmëni për rinegocim.

“Praktikisht zgjidha ma e mirë kishte me qenë rinegocimi i marrëveshjes, për faktin se na nuk kemi diçka kontestuese nga ana e Malit të Zi, e cila edhe ma herët asht deklarue se janë të gatshëm ta rishikojnë punën e Demarkacionit”, ka thënë Bulliqi .

shpetimbulliqi

Përveç rinegocimit për të zgjidhë problemin e shejimit të vijës kufitare me Malin e Zi, si mundësi asht përmendë edhe dërgimi në Gjykatën e Arbitrazhit. Por, për Bulliqin, i cili së bashku me ekspert të tjerë kanë kundërshtue versionin aktual të Demarkacionit, arbitrazhi kishte me qenë i nevojshëm sikur nga ana e Malit të Zi të kishte paraqitë ndonji problem.

“Arbitrazhi kishte me qen i nevojshëm sikur të kishte paraqit problem pala malazeze”, ka thanë Bulliqi.