Dy persona janë lëndue nga shpërthimi i ndodhun në lokalin “Bahçe” në Pejë

Dy persona janë lëndue nga nji shpërthim që ka ndodhë rreth orës 00:40 minuta në lokalin “Bahçe” në qytetin e Pejës te rruga ‘Mbreti Pirro”.

Mësohet se njani nga të lënduemit me inicialet E.T 18 vjeçar asht në gjendje ma kritike dhe asht dërgue për shërim në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, ndërsa të lënduemit tjetër, inicialet e të cilit janë E.H 22 vjeçar i asht dhanë ndihma mjekësorë në spitalin e Pejës dhe asht lirue në shtëpi, raporton Indeksonline.

Rastin në fjalë e ka konfirmue për Indeksonline zadhënësi i policisë për rajonin e Pejës Xhevat Ibraj, i cili ka njoftue se asht hedhë nji granatë dore në lokalin në fjalë dhe që dyshohet me qenë granatë dore e tipit A4.

Ndërsa, asht njoftue gjithashtu se policia ka shkue në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë tana masat e nevojshme dhe gjithashtu asht njoftue dhe prokurori i shtetit, derisa janë krye tana egzaminimet e nevojshme.