Dy Projektligje në rend dite për EULEX’in

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri ka propozue që sot në fund të rendit të ditës me hye edhe dy projektligjet që kanë të bajnë me vazhdimin e mandatit të EULEX’it në Kosovë, propozim ky që u miratue me 70 vota për 12 kundër dhe nji abstenim.

Dy projektligjet që janë propozue për futje në rend dite janë, projektligji për ratifikimin e marrëveshjes nderkombëtare në mes Kosovës dhe Bashkimit Europian mbi misionin e BE’s për sundimin e ligjit në Kosovës, si dhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që ndërlidhen me mandatin e misionit të Bashkimit Europian për sundimin e ligjit në Kosovë.