Dy serbë kandidatë për anëtar të Këshillit Gjyqësor, kush asht kundër!

Nenad Lasic dhe Bogulub Staledovic janë dy kandidatët e vetëm për anëtar të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, të cilët sot ju nënshtruen intervistimit në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion.

Ani pse të dy i përkasin komunitetit serb dhe nuk e njohin pamvarsinë e Kosovës ata prapë se prapë kanë aplikue për ketë post.

Madje këta të fundit nuk i kanë as njohunitë themelore sa i përketë Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Këtë e thotë edhe kryesuesja e këtij komisioni, Albulena Haxhiu. Ajo shtoi se pazarët politike janë ba edhe me anëtarët e tjerë të gjyqësorit.

Simbas Haxhiut asht Lista Serbe ajo që në bashkëpunim me PDK dhe LDK kanë përkrah kandidaturën e njanjit prej ketyne aplikuesve, raporton Televizioni Rrokum.

Nga kjo bahet e ditun se Këshilli Gjyqësor i vendit po merrë njerëz partiak në kryesinë e tij, e si thotë Haxhiu kjo duhet me u kundërshtue fuqishem.
Vetëvendosja nuk ka me i votue këta dy kandidatë.

Deputetja e VV’s thotë se ka me ba të pamundunen që këta të mos jenë anëtar të gjyqësorit të Kosovës.

Ndryshe kandidatët e komunitetit serb për postin e naltë shtetnor nuk ishin fare transparent me mediat.