Dy shpërthime n’Irak, dhetra te vdekun e te plagosun

Shpërthime të dyfishta të veturave, për të cilat e ka marrë përgjegjësinë Shteti Islamik, kanë vra sot ma s’paku 18 njerëz dhe ma shumë se 40 të tjerë mbeten të lënduem në jug të Irakut, njoftojnë zyrtarët irakianë.

Shpërthimi i parë ndodhi në afërsi të nji ndërtese lokale qeveritare, ndërsa i dyti ndodhi rreth 60 metra larg nji stacioni të autobusëve, në qendër të qytetit jugor irakian të Samawas.

Grupi ekstremist Shteti Islamik kontrollon kryesisht disa pjesë të zonave sunite në veri dhe perendim të vendit. Sulmet në provincat që konsiderohen shiite janë relativisht të rralla.